75 Mall Live Search
18:46 / E Diele, 23 Qershor 2024 / FR

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në dalje të  Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete, një veturë, një kamionetë dhe një  motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar në  dalje të  Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq.

Në  aksident janë  përfshirë  tri automjete një  veturë , një  kamionetë  dhe një  motoçikletë,  ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur jetën  motoçiklisti. Ndërsa  lëndime ka pësuar edhe  një  person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal  në Mitrovicë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.