Aksident mes disa veturave e kamionëve në rrugën Prishtinë-Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Klinë, më saktësisht në fshatin Balinc të Malishevës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si një veturë është shkatërruar tërësisht, ndërsa disa të tjera kanë mbetur të ndaluara e me dëme më të pakta. Po ashtu në këtë aksident duket të jenë të përfshirë edhe disa kamionë.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar…