Aksident mes dy automjeteve afër Gjakovës, tetë persona të lënduar

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Qerim të Gjakovës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa tetë personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan IndeksOnline.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë rajonale në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona ndërsa bëhet fjalë për lëndime të lehta. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë dhe pastaj janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Xhurkaj.
Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/