75 Mall Live Search
11:42 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / A. M.

Aksident mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë, la të lënduar dy persona.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në zonën Industriale në Suharekë ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona”, tha Gashi.

Ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor i rajonit të Prizrenit, për të zbardhur detajet se si erdhi deri të aksidenti.