Aksident mes dy vetura në Dollc të Klinës, tre të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:20 në Dollc të Klinës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Gashi bëri të ditur se si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 17:20 minuta policia është njoftuar për një aksident në Dollc të Klinës, magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë, lëndimet nuk janë seriozë”, tha Gashi./IndeksOnline/

