Aksident mes dy veturave afër Komoranit

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:00 në magjistralen Prishtinë-Komoran, raporton IndeksOnline.
Dy automjete janë ndeshur mes veti ku përveç dëmeve të mëdha materiale ende nuk është njoftuar për të lënduar.
Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë policia e trafikut e cila është marrë me rastin./IndeksOnline/