75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 18 Mars 2021 / OSH

Aksident mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Mitrovicë-Pejë, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën Mitrovicë-Pejë, afër fshatit Broboniq.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamion.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet se ka persona të shtrirë në rrugë, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.