75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / AR

Aksident mes dy veturave dhe traktorit në Rahovec, tre të lënduar (pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një traktor. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, theksoi ai.