75 Mall Live Search
09:31 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / F.R

Aksident mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 07:47 në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Bajram Krasniqi, ku njoftoj se dy vetura janë aksidentuar.

Krasniqi bëri të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi./IndeksOnline/