20:25 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / MSH

Aksident mes dy veturave në Besi, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në hyrje t autostradës, në Besi.

Indeksonline raporton se në aksident janë përfshirë dy vetura, një Passat me targa të Serbisë dhe një Golf 4 me targa të Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se nga ky aksident janë lënduar tre persona.

Ndërkohë, njësitet relevante të policisë, zjarrfikësave dhe ndihmës së shpejtë janë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/