75 Mall Live Search
21:29 / E Premte, 17 Tetor 2025 / F.R

Aksident mes dy veturave në Bresje, lëndohen tre persona

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sonte, rreth orës 19:30 në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila bëri të ditur se në këtë aksident janë lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 19:30 në Bresje, ka ndodhur një aksident trafiku mes  dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit tre persona  janë lënduar.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha tutje Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti.

Aksidentohen rëndë dy vetura në Bresje🚨

Posted by IndeksOnline on Friday, October 17, 2025