75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Aksident midis dy veturave në “Dardani”, lëndohet një person

Në orën 08:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton”, në Dardani. Si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Këtë për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00, ne rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor midis dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka marrë një person”, tha ajo për IndeksOnline.

IndeksOnline ju sjell pamje: