75 Mall Live Search
16:14 / E Diele, 17 Mars 2024 / FR

Aksident mes dy veturave në Deçan, tre të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Carrabreg i Epërm në komunën e Deçanit.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gash, ku tregoi se tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Në ora 13:54 është njoftuar policia, në fshatin Carrabreg i Epërm për një aksident mes dy automjeteve, ku tre persona kane pësuar lëndime të lehta”, tha Gashi.