75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 04 Maj 2025 / FR

Aksident mes dy veturave në Grashticë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:30 në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku njoftoi se në këtë aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.

“Sot rreth orës 11:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Grashticë, të komunës së Prishtinës.

Nga informatat e para bëhet e ditur se  në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci./IndeksOnline/