75 Mall Live Search
20:10 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / Blerim

Aksident mes dy veturave në Klinë, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Klinë-Istog, saktësisht në hyrje të qytetit të Klinës.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline, shihen veturat e dëmtuara pas këtij aksidenti.

Si pasojë e këtij aksidenti ka persona të lënduar, ndërkohë që njëri prej të lënduarve dyshohet se është më rëndë.

Deri më tani ende nuk është konfirmuar zyrtarisht ky aksident.