Aksident mes dy veturave në Llapushnik (Pamje)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Llapushnik.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline vërehet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

