Aksident mes dy veturave në Pejë, njëra përfundon jashtë rruge
Numri i aksidenteve që ndodhën sot, ka qenë më i lartë se ditëve të tjera, kjo për shkak të reshjeve të borës dhe rrugëve të papastruara.
Një i tillë ndodhi pak më parë në fshatin Raushiq të Pejës, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, shkruan Indeksonline.
Lexues të portalit kanë dërguar pamje të aksidentit, ku shihet vetura jashtë rrugës, e cila sipas dëshmitarëve është goditur nga një tjetër.
Kujtojmë se sot Policia e Kosovës apeloi për kujdes të shtuar në trafik shkaku i reshjeve të borës që kanë shkaktuar tollovi dhe aksidente të shumta. /Indeksonline/