75 Mall Live Search
18:58 / E Hënë, 15 Mars 2021 / Blerim

Aksident mes dy veturave në Podujevë, lëndohet një person

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Podujevë mes dy vetura dhe për pasojë një person është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident  komunikacioni rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit  është lënduar një person. Me rastin  po merret njësiti i trafikut rrugor në Prishtinë.