75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / H F

Aksident mes dy veturave në Pogragjë të Klinës, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime serioze pas një aksidenti mes dy veturave i cili ndodhi sot në fshatin Pogragjë të Klinës.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës, tha për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.

Poashtu bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës.