75 Mall Live Search
21:12 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, një person i lënduar

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues në vendin tonë.

Një aksident që nuk dihet ende për shkaqet ka ndodhur rreth orës 19:00 në Prishtinë, saktësisht në Lagjen e Spitali.

Indeksonline sjellë imazhe nga vendi i ngjarjes, derisa shihen se janë aksidentuar dy vetura dhe ato janë të shkatërruara.

Ndërsa, Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Indeksonline se një person ka marrë lëndime trupore./Indeksonline/