Aksident mes dy veturave në Prishtinë, njëra me targa të huaja (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht te “Rrethi me Flamur”.
Sipas pamjeve të siguruar nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në këtë segment të rrugës.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/


