Aksident mes dy veturave në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, saktësisht pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po meren me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/