Aksident mes dy veturave në Sllatinë, katër të lënduar (Video)

Një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore ka ndodhur në Sllatinë, rruga Pejë-Prishtinë.
Katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
“Nga të dhënat e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si pasoj e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.