Aksident mes dy veturave në Zajm të Klinës, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zajm të Klinës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Ndërsa raportohet se aksidenti ka shkaktuar kolona në këtë segment të rrugës.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/