Aksident mes dy veturave, shkelet këmbësori te Moda Italia në Fushë-Kosovë

Një aksident ka ndodhur mes dy veturave, ndërkohë që kanë goditur një këmbësor, në Fushë-Kosovë te Moda Italia, duke i shkaktuar lëndime trupore, njëkohësisht janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Rreth orës 17:00 në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndodhur në një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësia policore e komunikacionit rrugor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.