Aksident mes katër veturave në Ferizaj, tetë persona të lënduar

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Softaj në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe janë lënduar tetë persona.
Pas tretmanit mjekësor, ata janë liruar.
“Me datë 20.09. 2025 , rreth orës 17:50 ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasoj e ketij aksidenti lëndime trupore ka marr tetë persona, te cilit pas tremanit Mjeksor në Qendren Emergjente në Ferizaj janë liruar”, tha Veseli. /IndeksOnline/