75 Mall Live Search
23:13 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

Aksident mes katër veturave në lagjen Veternik, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni mes katër veturave, që ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës

“Rreth orës 21:30, në rrugën Ferizaj -Prishtinë ( në Veternik), ka ndodhur një Aksident trafiku në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasoj janë lënduar dy persona”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se me rastin është duke u marr policia e komunikacionit rrugor.