Aksident mes katër veturave në Podujevë, 8 persona të lënduar
Foto ilustrim
Një aksident trafiku në Podujevë ka ndodhur ndërmjet katër veturave.
Sipas Policisë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur duke mos mbajtur distancën e duhur.
Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta kanë pësuar tre drejtuesit e automjeteve si dhe 5 (pesë) pasagjerët: dy femra dhe tre meshkuj./Indeksonline/