Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Bardhosh, një person i lënduar rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Bardhosh të Prishtinës.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se të përfshira në aksident janë një motoçikletë dhe një veturë.
Në motoçikletë ishin dy persona, ku si pasojë e aksidentit njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Njësitet përkatëse, kanë dal në vendin e ngjarjes. /IndeksOnline/