75 Mall Live Search
17:55 / E Diele, 17 Gusht 2025 / F.R

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana./IndeksOnline/