75 Mall Live Search
12:01 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Aksident mes një kamioni dhe veture, në Prishtinë

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në Komunën e Prishtinës, saktësisht te Rrethi i Flamurit.

Një kamion dhe një veturë janë aksidentuar para pak minutash.

IndeksOnline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Në bazë të fotografive aksidenti është shkaktuar në dalje të rrethit me ç’rast dy automjetet janë dëmtuar.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK ka konfirmuar rastin për IndeksOnline.

““Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku i cili ka ndodh te Rrethi me Flamur, në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo.