75 Mall Live Search
09:58 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / H F

Aksident mes një kamioni dhe një motoçiklete në Prishtinë

Paraditën e së mërkurës ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë.

Rasti më konkretisht ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, ku në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion.

Lidhur me rastin detaje për IndeksOnline ka dhënë Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Prishtinën.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka deklaruar ai.