Aksident mes një makine dhe motoçiklete në Prishtinë, një person i lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident mes një makine dhe motoçilete në Prishtinë.
Për pasojë, një person është lënduar, shkruan IndeksOnline.
Lidhur me këtë rast detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës./IndeksOnline.