Aksident mes një makine dhe një motoçiklete në Prishtinë, një i lënduar

Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur pak më parë në Prishtinë, më konkretisht në lagjen Kodra e Trimave.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ambulanca.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë./IndeksOnline/