23:43 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aksident mes një Taxi dhe makine me targa të Shqipërisë në Prishtinë

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur pak para çastesh në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Emshir në Prishtinë, derisa dy vetura janë përplasur njëra me tjetrën.

Njëra nga veturat është Taxi, derisa tjetra veturë me targa të Shqipërisë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit ka rrëzuar edhe një tabelë reklamuese.

IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale./Indeksonline/