75 Mall Live Search
13:15 / E Shtunë, 31 Maj 2025 / FR

Aksident mes një veture dhe kamioni në Bibaj të Ferizajt

Një aksident mes një veture dhe kamioni është shënuar mëngjesin e së shtunës në Bibaj të Ferizajt.

Rastin për IndeksOnline e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nuk ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Në ora 11:10 në Bibaj të Ferizajt ka ndodhur një aksident në mes të një kamioni dhe një veture , nuk është raportuar për lëndime”, ka thënë Veselit.