Aksident mes një veture dhe kamioni në Istog, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në rrugën Istog-Zallq.
Një veturë është përplasur me një kamion dhe të dyja kanë përfunduar jashtë rrugës, raporton Indeksonline.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë për Indeksonline se nga ky aksident kanë pësuar katër pasagjerë, të cilët kanë marrë lëndime trupore.
“Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog”, pohoi Gashi.
Indeksonline ju sjell pamje nga aksidenti.


