75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 20 Tetor 2024 / FR

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Ahmet Haxhiu’ në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar motoçiklisti.

Këtë për Indekosnline e ka konfirmuar edhe zëdhendësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni pamje nga ky aksident./Indeksonline/