Aksident mes një veture dhe një motoçiklisti, në Gjilan

Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes vete, në Gjilan.
Aksidenti ndodhi çaste më parë, në rrugën “Prishtina”, shkruan IndeksOnline.
Bëhet e ditur se motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast njësitet mjekësore me autoambulancë e kanë bartur në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Më poshtë pamje: