75 Mall Live Search
15:10 / E Hënë, 12 Prill 2021 / k.v

Aksident mes një veture dhe traktori në Tërstenik të Drenasit, lëndohet një person (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërsetenik të Drenasit.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një mjetë bujqësor, përkatësisht traktor i cili ishte i mbushur me dru.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka bërë të ditur ajo.

Derisa vetura ka përfunduar jashtë rrugës, kolona të gjata janë shkaktuar si pasojë e këtij aksidenti./IndeksOnline/