75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 12 Shtator 2025 / F.R

Aksident mes një veture e kamioni në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen Kodra e Trimave.

Sipas pamjeve të siguruar nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë, dhe është në pritje të informacioneve shtesë./IndeksOnline/