75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Aksident mes një veture të EULEX-it dhe një veture civile

Sonte në mbrëmje ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një veture të EULEX-it dhe një veture civile. Raportohet se pas këtij aksidenti asnjë person nuk është lënduar.

“Rreth orës 17:00 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të dy automjeteve të udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka bërë të ditur për Indeksonline,  zyrtarja për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Indeksonline ka qenë në vendngjarje në momentin e ndodhjes së këtij aksidenti, që shihet edhe në fotot e bashkëngjitura.