08:29 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Aksident mes trenit dhe kamionetës në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një aksident në mes trenit dhe një kamionete ka ndodhur në orët e hershme të së premtes në komunën e Fushë Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësja e PK-së në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informtën për një aksident trafiku në rrugën Pajazit Islami në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë).

Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi   i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njëjti i trafikut rrugor”, tha ajo./IndeksOnline/