75 Mall Live Search
23:39 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / A. M.

Aksidentohen treni dhe vetura, dy persona të lënduar në Bardh të Madh (FOTO)

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes trenit dhe një veture, në fshatin Bardh i Madh, në Fushë Kosovë.

Burimet e IndeksOnline bëjn me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).

Beqiri po ashtu ka thënë se hetuesit e KHAIA-së po bëjnë ekzamimimin e vendit të ngjarjes.