75 Mall Live Search
09:28 / E Diele, 25 Dhjetor 2022 / MSH

Aksident mes tri veturash në Skenderaj, tetë të lënduar

Një aksident zingjiror është shkaktuar dje në Polac të Skenderajt.

Tri vetura me targa vendore janë përfshirë në aksidentin që ndodhi rreth orës 17:45.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit janë lënduar tetë persona

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, aksidenti u shoqërua edhe me dëme materiale.