Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Klinës, pesë të lënduar

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes tri veturave dhe një traktori.
Rasti ndodhi rreth orës 11:00 në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin për IndeksOnline e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Të njejtit janë dërguar ne QKMF-Klinë për tretman mjekësor”, tha Rugova.