16:46 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident mes tri veturave në autostradë, katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, njëra ndër to, taksi i Ferizajit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Indeksonline ka thënë se tri vetura janë përfshirë në aksident, ku katër persona janë lënduar.

“Në  autostradën Arber Xhaferi, ka ndodhur një aksident trafiku, ku në bazë të informacioneve të para dyshohet se janë të përfshira  tri vetura me targa vendore. Si pasoj e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime, prej tyre 2 janë dërguar për tretman në QKUK”, ka thënë Kelani.

Dëshmitarët për Indeksonline kanë thënë është lënduar edhe një punëtor që ka qenë duke punuar në autostradë.

Njësitë relevante policore dhe prokurori gjenden në vend të ngjarjes.

Rruga është bllokuar, ndërsa njësitet kompetente janë duke kryer procedurat.

Në vend ngjarje janë edhe pjesëtar të FSK-së.

Siç shihet në këto pamje, autoambulanca ka marrë të lënduarit./Indeksonline/