Aksident mes tri veturave në Fushë-Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes tri veturave në Fushë-Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.