Aksident mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Grallevë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë tri vetura.
Dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/

