Aksident mes tri veturave në Prishtinë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.
Lidhur me aksidentin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri vetura.
Ajo theksoi se të lënduarve u është ofruar trajtimi mjekësor.